Një debat i fortë është shkaktuar ditët e fundit në rrethin politik pas bashkimit të aktivistes së PD-së shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari me ‘Foltoren’ e Sali Berishës. Nisur nga këto përplasje, Kokalari ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se këtë javë ka mësuar kush janë monstrat e vërtetë, nga më vulgarët e deri tek më gënjeshtarët e inatçijtë.
Aktivistja ka paditur për shpifje portale si FaktorPlus dhe analistë e gazetarë si Ilir Demaliajn, Dritan Demirajn, Frrok Çupin dhe Kolec Traboinin.
Në mesazhin që ka publikuar sot në Fb, Kokalari shkruan: “Një gjë është e qartë – këtë javë kam qënë një katalizues fantastik i elementëve më vullgar, antipatik, gënjeshtar dhe inatçinj që mbart shoqëria Shqiptare, brënda & jashtë vëndit. Tashmë monstrat kanë emër. Le të filloj spastrimi!”
Pas daljes së Evi Kokalarit në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë dhe në Durrës, disa gazetarë dhe analistë hodhën akuza kundër Kokalarit me pretendime sikur ajo është pjesë e lobit grek në SHBA, sikur babai i saj kishte qënë njeri i afërt i Enver Hoxhës, sikur ajo ishte mike me ish-të dërguarin e Presidentit Trump për Kosovën dhe se ai është proserb apo duke e akuzuar si manipulatore të shqiptaro-amerikanëve.
Diskutime rreth kësaj post