Politologia Evi Kokalari, në një lidhje për emisionin “Pikat mbi i”, ngriti dyshime se pas deputeti Belind Këlliçi fshihet dikush, që sipas saj ‘e fryn’ atë duke i dhënë siguri.
Ajo tha se ka dyshime të forta për personin që fshihet pas tij por nuk ka dhënë më tepër detaje, duke thënë se nuk është koha tani.
“Ata po humbin bazën, mund të ketë militantë, por baza e kupton se unë nuk kam asnjë interes. Është shfrytëzuar nga majtistët që të dëmtohej Berisha, dhe më vjen keq që u dëmtua se nuk kam menduar se do bëhej kaq e madhe. Por inati im me Berishën është se ai duhet ë kishte marrë masa që në fillim që i kam dhënë emrat, se Belind Këlliçi ka manipuluar, ka futur shokët e vet. Gjithë këto që bëhen nuk bëhen për benefit të Berishës, nuk ka futur njeri Berisha. I bëri Belind Këlliçi që të fuqizonte Këshillin Kombëtar dhe të marrë një forcë. Kam pasur pikëpyetje shumë të forta se dikush është pas Bleind Këlliçit, sepse dikush e ka fryrë. Dikush ishte pas tij, nuk po them se është Rama, apo Veliaj… kam dyshime të forta kush është pas Belind Këlliçit dhe ka gjëra të tjera që po dalin dhe më forcohet ideja se kush është pas tij, por nuk është momenti për të folur. Unë as nuk blihem as nuk shitem, kjo është një lojë e shëmtuar, çdo gjë që ka qenë e keqe me PD ka nxjerrë kokën sepse e kam ekspozuar unë. Ai duhej të kishte vënë të vetët nën kontroll dhe mos t’i linin të bënin çfarë të donin”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post