Aktivisja Evi Kokalari, me anë të një postimi në rrjete sociale, lajmëron se është larguar nga politika dhe Shqipëria, për t’ju rikthyer jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokalari, e cila njofton se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj përfundon këtu.
Postimi:
“Urime kryesisë së re të PD. Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve. Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve. Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja. Duke shpresuar për më të mirën, Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan aktivistja Evi Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post