Aktivistja Evi Kokalari është shprehur e bindur se në 11 dhjetor Sali Berisha do të bëhet kryetar i PD. Nga Foltorja e Pogradecir, Kokalari tha se gjëja e parë që duhet të bëjë Berisha sapo të vijë në pushtet është shpallja non grata e Georg Sorros.
“Kur po ecnim këtu të dy thamë se kemi kaluar shumë vite pushim në Pogradec dhe për të dy ne është shumë i dashur.
Zoti Berisha foli shumë për Edi Ramën, por unë dua të fokusohem tek Lulzim Basha. Problemi është tek gjërat që ka bërë. Kam parë që Lulzim Basha ka sulmuar kryetarin e FRPD dhe dua t’i them flm Albana Vokshit që është ngritur kundër Bashës.
Numri tre është që në 11 dhjetor kryetari i ri do jetë Sali Berisha. Herën e fundit që isha në Shqipëri thosha që Berisha do jetë kryetar i PD dhe tani them që Berisha duhet të jetë kryeministër dhe sa të bëhet kryeministër gjëja e parë që duhet të bëjë të shpall non grata George Soros. Ka 5 zyra në Ballkan dhe vetëm 2 zyra në BE”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post