Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka paralajmëruar sot përmes një postimi në rrjetet sociale kryedemokratin Lulzim Basha, që të largohet nga zyra në selinë e PD-së brenda afatit që i është vënë sipas shkresës që i ka dërguar sot Komisioni i Rithemelimit, pasi përndryshe do të përballet me vet popullin.
Postimi i Kokalarit:
“Zyrat e kryesisë së PD-së duhen liruar, në mënyrë që Komisioni i Rithemelimit të vazhdoj punën që i kanë besuar 4446 delegatët për të bërë.
Duke konsideruar që jemi në periudhë festash, data 5 Janar lë mjaftueshëm kohë që Lulzim Basha të paketoj dhe të dalë në mënyrë civile, pa krijuar incidente, ndryshe do të përballet vetë me vullnetin e 43,385 anëtarëve që votuan për shkarkimin e tij, dhe pse jo, me vetë popullin që ai pafytyrësisht e ka trajtuar si vegël për të ngritur vlerën e pazareve personale me Ramën.
Uroj që Basha ta marri shumë seriozisht këtë datë dhe mos ofendoj më as inteligjencën dhe as vullnetin e Shqiptarëve.”, shkruan Evi Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post