Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur ashpër ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli për arsyen që ajo bëri publike mbrëmjen e djeshme për mungesën e saj në ‘Foltoren’ e Sali Berishës në Shkodër.
Topalli tha se ka folur me Berishën, por ai nuk i ka kërkuar ndihmë. Nisur nga kjo deklaratë, Kokalari i bën thirrje publike Topallit që të mos presë që t’i kërkojë ndihmë Berisha, por t’i bashkohet vet turmës, pasi nuk ka vend për ankesa.
Postimi i Kokalarit:
“Josefina Topalli, mos prit të të kërkoj ndihmë Sali Berisha, por bashkoju turmës & lëvizjes.
Pse nuk ishe në Shkodër?
Boll fajësuat Berishën për çdo gjë. O bashkohuni, o pushoni dhe mos u qani më.
Ky është moment për bashkimin e të gjitha forcave të opozitës, dhe mbi të gjitha të elementëve të djathtë.
S’ka vënd për ankesa.”, shkruan Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post