Aktivistja Evi Kokalari ka “sulmuar” gazetarin Thimi Samarxhiu sa i përket qëndrimeve të mbajtur në lidhje me incidentin e ndodhur mes saj dhe gazetarëve në selinë e PD-së dhe akuzat e hedhura ndaj përfaqësuesve të medias.
“Për gazetarët si Thimi Samarxhiu; Të gjithë kemi një punë. Unee kam ardhur me harxhet e mia, duke sakrifikuar kohë, energji dhe e papaguar dhe po bëj një punë që ma kanë besuar Shqiptarët. Ama, nuk dua të kthehem në jetën time normale me një këmbë apo një dorë të thyer”, shpreh Kokalari.
Moderatori i emisionit Zona Zero në Top Neës, Thimi Samarxhiu replikoi menjëherë ndaj këtij postimi në Kokalarit në rrjetet sociale. Ai deklaroi se aktivitetet e Foltores ndryshe nga televizionet e tjera në Zona Zero dhe në Top Neës janë pasqyruara të plota, ashtu si dhe fjalimet e saj, duke qenë korrekt dhe pa mbajtur anësi. Ai theksoi se e ka ftuar disa herë në studio Kokalarin dhe se dyert janë të hapura.
Diskutime rreth kësaj post