Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të cilin ngre dyshime se është takuar me Alex Soros, djalin e biznesmenit George Soros.
Sipas saj, Soros qëndron pas vendimit të Sali Berishës.
“Blinken është shumë afër me Soros, i ati i Blinken më saktë është shumë afër me të. Pra nuk është një gjë që nuk bëhet. Mënyrën se si ato i dhanë kolpo Sali Berishës, se ne kemi njerëz të tjerë që kemi në Shqipëri për tu shpallur ‘non grata’. Në vendimin e Berishës ka diçka politike. Lulzim Basha duhet të japë sqarim nëse është takuar me Alex Soros të premten e kaluar”, – tha Kokalari në Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post