Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të thatë dhe i kanë zgjatur temperaturat e ftohta në të gjithë sezonin e pranverës deri në maj në Kontinentin Europian.
Këto ndryshime e kanë ndikuar negativisht prodhimin bujqësor kudo në Europë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, raporton Eurostat.
Dimri i butë, i cili favorizoi disa kultura bujqësore të sezonit, çoi në shkatërrim të tyre, kur temperaturat ranë në fillim të majit 2019 dhe 2020. Moti, me marsin dhe prillin të ngrohtë dhe majin e ftohtë, ndikoi në të korrat e verës.
Fidanët nuk u zhvilluan siç duhet, ose u dëmtuan prej thatësirës e më pas prej të ftohtit në të gjithë Europën. Shumë fermerë u përballën me punë të dyfishtë dhe kosto për zëvendësimin e tyre.
Më pas, shirat e dendura, moti i ftohtë në maj penguan rritjen e fidanëve të rimbjellë e për rrjedhojë prodhimet bujqësore dolën vonë në treg.
Eurostat vë në dukje se ndryshimi i motit kur dimri po zhvendoset në pranverë është përsëritur vitet e fundit. Bujqësia po preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto ndryshime.
Për shembull, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta e regjistruar në shumë vende europiane. Në Europën Qendrore, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta që prej vitit 1979. Shumica e shteteve të Europës u prekën nga disa valë të nxehtësisë, që nisën nga qershori dhe regjistruan temperatura të larta ditore maksimale (mbi 40⁰C) dhe përfshinë Francën Veriore, Beneluksin vendet dhe Gjermania Veriperëndimore.
Reshjet e shiut ishin nën mesataren në gjysmën jugore të Gadishullin Iberik, si dhe në Francën Veriore, pjesa më e madhe e Gjermanisë, Polonisë, Çekisë, Austrisë dhe Italisë dhe Ballkanit.
Prodhimet bujqësore dhe rendimenti i tyre u ndikua negativisht nga thatësira, sidomos në Rajonin e Mesdheut deri në Spanjë dhe më tej në Gjermani dhe Poloni.
Për kulturat verore (misri, luledielli, sheqeri panxhari, patatet), prodhimet ishin ndikuar negativisht nga moti i thatë.
Europa JugLindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria u ndikua keq nga mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë pjesës më të madhe të verës.
Më herët në vitin 2018, vjeshta shumë e thatë në pjesën më madhe pjesë të Europës komplikoi mbjelljen e kulturave dimërore. Vjeshta e thatë dhe me temperatura të larta i kufizoi sipërfaqet e mbjella.
Ndryshimi klimatik, i cili vitet e fundit po zhvendos karakteristikat themelore të klimës po bëhet shkak për rënie te produktivitet në bujqësi.
Diskutime rreth kësaj post