Dhjetëra mijëra nacionalistë kanë marshuar përqark Varshavës për të shënuar ditën e pavarësisë së Polonisë.
Marshi i organizuar nga grupet e ekstremit të djathtë tërhoqi rreth 60,000 persona, të cilët u bashkuan nën slogane si “Zoti, nderi, vendi” apo parrulla që mbërritën deri në tonet e racizmit si “Europa e bardhë e kombeve vëllazërore”.
Marshi tërhoqi madje ekstremistë edhe nga të tjera vende të Europës, si Mbretëria e Bashkuar apo Italia.
Mbështetës të partisë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi ishin gjithashtu të pranishëm në këtë marsh të përvitshëm, që organizohet së bashku me të tjera evente për të përkujtuar pavarësinë.
Ministri i Brendshëm polak Mariusz Blaszczak e quajti marshin “një pamje të bukur”, ndërkohë që u shpreh krenar për pjesëmarrjen në një festim të lidhur me Ditën e Pavarësisë.
Ndërkohë, një kundër-protestë anti-fashiste tërhoqi rreth 2,000 persona në kryeqytetin polak.
Diskutime rreth kësaj post