Nxehtësia është rikthyer në Evropën veriore këtë javë, me temperatura të larta nga Franca dhe Britania në Norvegji dhe Gjermani. Shërbimi i motit Météo-France parashikon se termometri potencialisht do të arrijë 39 gradë Celsius në pjesë të Nouvelle Aquitaine në jug dhe perëndim të vendit, ndërsa Parisi do të jetë në të 30 gradë.
Sipas La Chaîne Météo, kushtet e nxehta, të thata dhe me erë do të vënë disa zona jugore në rrezik zjarri. Në të njëjtën kohë në Londër termometri pritet të kalojë 30 gradë Celsius nga mesi i javës, sipas Maxar Technologies Inc.
Së fundi, në Spanjë, përmbytjet po prekin zona si La Mancha dhe Madridi pas një vere me valë të nxehti, ndërsa shirat e mëtejshëm priten sot të hënën. Në Spanjë është dhënë alarmi për motin e ashpër të quajtur Dana i cili ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona. Vetëm në kryeqytetin spanjoll, shërbimi zjarrfikës ka marrë 190 telefonata për rrugë të përmbytura.
Sipas El Pais, moti i keq që ka prekur Spanjën në 24 orët e fundit shkaktoi vdekjen e dy alpinistëve të cilët u tërhoqën të vdekur nga një përroskë pasditen e së shtunës. Madridi, Toledo dhe Cádiz janë në alarm të kuq, ndërsa reshje të larta shiu ranë gjithashtu në Tarragona dhe Castellón. Tronditëse janë videot që tregojnë ujin e vrullshëm në rrugët e qyteteve duke fshirë gjithçka në rrugën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post