Detaje të reja janë bërë me dije rreth deklaratës së parë të Eva Kailit, ish-zëvendës presidentes së Parlamentit Evropian, e cila u ndalua për përfshirje në një skandal të marrjes së ryshfetit në Katar.
Eurodeputetja greke, Kaili doli sot përpara gjykatës ku dëshmoi se kishte kontaktuar me të atin, pak para se t’i konfiskoheshin paratë dhe se i kishte kërkuar që të merrte paratë dhe t’ia dorëzonte ato pronarit të ligjshëm.
Mësohet se eurodeputetja greke, ishte në një gjendje konfuzioni dhe në një gjendje të rëndë psikologjike.
“Pas prezantimit të Pançerit më kapi paniku. Unë kontaktova me babanë tim, i cili ishte në Bruksel me gruan e tij, dhe i kërkova që të merrte paratë që ishin në shtëpinë time në një vend të sigurt dhe t’ia dorëzonte pronarit të ligjshëm. Ai erdhi, mori valixhen me paratë dhe u kthye në hotelin ku po qëndronte. Megjithatë, me sa duket, ai tashmë po vëzhgohej nga policia. I kanë bastisur dhomën dhe i kanë konfiskuar paratë”, thuhet në deklaratën e saj.
Diskutime rreth kësaj post