Pas paralajmërimit, Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë sasisë e eurove që do blejë në tregun shqiptar. Në total parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezervës.
Deri më tani gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, kryesisht nëpërmjet ankandeve të planifikuara për rritjen e rezervës.
Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka ardhur në forcim të vazhdueshëm gjatë vitit 2023. Në terma vjetorë, ky forcim regjistroi një vlerë mesatare prej 8.5% gjatë tremujorit të dytë dhe u përshpejtua më tej në muajin korrik, duke regjistruar vlerën 12.1%.
Por mesa duket ndryshimi i kufirit për blerjen e eurove ka dhënë efektet e para në kursin e këmbimit valuator. Gjatë së enejtes një euro është këmbyet me 104,70 lekë duke pësuar një forcim me gati 3 pikë në një ditë.
Rritja e kursit sipas agjentëve të tregut nisi që pas deklaratës së guvernatorit se do të shtojnë blerjen e sasisë së eurove në treg.
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë theksoi se forcimi i Lekut ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojten e ekonomisë shqiptare nga vala inflacioniste dhe ka lejuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me ekonomitë e tjera të Europës. Por, nga ana tjetër, forcimi i mëtejshëm i lekut mund të dëmtojë rëndë sektorët eksportues të ekonomisë, duke përfshirë turizmin dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post