“Mund të themi që deri në fund të majit dhe mund të kemi një liri më ndryshe”. Kështu u shpreh Eugena Tomini nga ISHP për masat lehtësuese rreth situatës së koronavirusit.
Ajo shtoi thënë se sëmundja do të bashkëjetojë me ne derisa të arrihet imunizimi i popullatës dhe të sigurohet vaksina. Sipas Tominit, ekziston mundësia për një rikthim në vjeshtë.
“Prezenca e Covid-19 do jetë edhe gjatë sezonit të verës, por një rikthim si cdo infeksion tjetër respirator, në vjeshtë sërish këto infeksione riaktivizohen, e duke mos pasur një vaksinë, apo mbrojtje sigurisht që prezenca e Covid-19 do jetë paralelisht me bashkëjetesën tonë, deri kur të kemi një mjet për parandalimin e tij e kur imuniteti i popullatës të jetë fuqizuar, sigurisht do jemi në pritje 60% e popullatës të imunizohet e vetëm atëherë do mund të themi që Covid-19 nuk do jetë më rrezik për shqiptarët dhe mbarë botën”, tha ajo për News24.
Diskutime rreth kësaj post