Ministria e Drejtësisë, Etlida Gjonaj iu bashkua Kuvendit ditën e djeshme pas sezonit të pushimeve. Dy javë më parë, ajo u akuzua për shpenzime luksi pasi pagoi 700 euro për vetëm një natë në një hotel në Romë.
Ditën e djeshme Gjonaj, është fotografuar e ngrysur, ndërkohë që është e vetmuar dhe e veshur me një xhaketë ngjyrë blu.
Kombinimi nuk ka vend për fjalë, pasi ministrja se ka humbur stilin.
Pak ditë më parë, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.
Diskutime rreth kësaj post