Sekretari për Dixhitalizimin në PS, Etjen Xhafaj kundërshtoi qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti sa i përket refuzimit për pjesëmarrjen në nismën Open Ballkan.
“Kjo nismë është shumë e qartë dhe tregon se nuk mund të rrimë e diktohemi në vazhdimësi nga Brukseli. Ato që po tentojnë tre aktorët e rajonit, deri tani kemi një proces që diktohet nga BE, është ai integrimit, është procesi që pavarësisht problemeve, nuk po ecën përpara, e kjo për shkak të vendeve të rajonit. Po e lidh edhe me Zaev, që ka bërë sakrifica, vendi ka ndërruar emrin e shtetit. Disa reforma në vendin tonë po janë ende duke e u paguar nga shqiptarët. Ato janë fatura politike, që nga procesi i Berlinit kanë ndërruar disa qeveri në Ballkan, Zaev ka pasur një peshë të jashtëzakonshme të këtij procesi. Ky proces i tejzgjatur ka efekt të madh në Ballkan. Vendet e Ballk Perëndimor duhet të marrin në dorë fatet e tyre”, tha Xhafaj.
Ai theksoi se Open Ballkan është e njëjta gjë me atë çfarë kërkon Kurti, realizimin e CEFTA-s, që është liberalizimi i tregut.
“Open Ballkan, ka informacione deri tani se ai do të bëhet, Zaev ka caktuar një zëvendësues. Është orientuar se kjo do të kishte një Jugosllavi të re, thënë kjo nga vendet e tjera të Ballkanit duket normale, por nga shqiptarët duket si e çuditshme. Jugosllavia e re, Novi Sadi, si mund të thuhet kjo. Nuk ka asgjë që quhet Novi Sad, apo Jugosllavi e re. Edhe vetë kryeministri Kurti e thotë me propozimin e CEFTË-s e parashikon hapja e kufijve si rajon. Ne duhet të integrohemi me rajone, siç kanë bërë si vendet e Vishegradit”, theksoi Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post