Virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” u rikthye në vendin tonë pothuajse pas 13 vitesh, ku ka pasur humbje jetësh, ashtu sikundër dhjetëra persona të infektuar.
Për të folur për këto zhvillime të rëndësishme, i ftuar në një lidhje direkte me “Skype”, në një program televiziv ishte epidemiologu Ilir Alimehmeti.
“Ky është një virus që shpërndahet në shifra të ulëta. 80% e të infektuara nuk shfaqin asnjë simptomë të vetme. 20% do të kenë simptoma si dhimbje trupi, dhimbje gryke dhimbje barku, temperaturë, dhe vetëm 1% janë raste që agravohen.
Dhe çdo 10 vetë që paraqitet me prekje të rënda të sistemit nervor qendror, 9 prej tyre e kapërcejnë sëmundjen. Pra vdekshmëria është 0,1% e rasteve të infektuara, që është e ngjashme me virozat e tjera dhe duhet të mbrojmë të njëjtit kontigjen pra moshat e vjetra dhe persona të sëmurë apo që sistemin imunitar e kanë të dobët”, tha doktori.
Diskutime rreth kësaj post