Kryeministri i vendit Edi Rama, do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet publik prej burimeve diplomatike pranë kryeministrit Shqiptar.
Takimet e Ramës, do të nisin në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë.
Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS, të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.
Sipas zotit Klosi, nisja e tourit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë, synon të thellojë lidhjet që vendi Ynë ka me shqiptarët kudo në botë.
“Janë politikat e partisë sonë”, tha klosi që synojnë lidhje të forta të Diasporës me vendlindjen, duke rreshtuar disa pika që sipas tij kanë interes për emigrantët, ku mes kryesoreve renditi vullentin e qeverisë për të mundësuar votën e emigrantëve, por edhe një sërë çështjesh të karakterit ekonomik, të cilat i clirojnë ata nga pengesat burokratike dhe që tashmë kryehen tërësisht falas dhe shumë shpejtë nëpërmjet portalive të qeverisë.
Sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndëshme për emigrantët.
Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të përformojnë me muzikën e tyre edhe këngëtare të njohur si Noizy dhe të tjerë.
Edhe pse ngulomohet me forcë, vota e emigrantëve mbetet një problem i pazgjidhur në Kodin Zgjedhor, kjo edhe pas refuzimit te mazhorancës socialiste të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Diskutime rreth kësaj post