Në “Ferma VIP” kanë nisur emocionet e finales. Dijonisi, i cili është një nga gjashtë finalistët e fermës ka folur me Buçkon për sfidat që mund t’a presin në finalen e madhe të 12 Qershorit.
Ai u shpreh se është shumë i shpejtë në start, por mund të ndikojnë emocionet, lodhja dhe mund të mos marrë rezultatin që dëshiron.
Nga ana tjetër, Buçko, i cili është rikthyer në fermë spektaklin e mbremshëm si mentori i Diteas, i këshilloi Dijonisit që të ruaj qetësinë nëpër sfida, strategji kjo e ndjekur dhe nga vetë ish-fermeri.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Kam për t’ia ngrenë veshin. Në start jam i shpejtë, por inshallah nuk është ndonjë…
Buçko: Mos të jetë e gjatë thua ti
Dijonisi: Të mbysin edhe emocionet, lodhja
Buçko: Emocioni varet si të kap në sfidë, se unë për shembull i merrja shumë qetë sfidat. E vetmja sfidë që kam qenë pak më ashtu ka qenë ajo me Artemisën. Nuk e di pse më kapi emocioni pak, kurse në sfidën me Valerin kam qenë shumë i qetë. Duhet t’i marrësh me qetësi. Unë kam vënë re se shumë veta këtu humbin, se i marrin me stres.
Diskutime rreth kësaj post