Gazetari Martin Leka tha në emisionin Now në Euronews Albania se zgjidhja e vetme për bashkimin e PD është që ky bashkim të bëhet përmes frymës, jo në mënyrë mekanike.
Leka e cilësoi të gabuar konceptin e shumë eksponentëve rreth Berishës që thonë se nuk ka alternativë tjetër veç tij për në krye të PD.
Sipas Lekës një alternativë e shkëlqyer të për drejtuar PD do të ishte Majlinda Bregu.
“Ajo që thonë shumë eksponentë të PD se nuk ka tjetër veç tij e kanë gabim. Ka eksponentë PD-ja, Majlinda Bregu do ishte një kryetare fantastike e PD për të cilën nesër do votoja unë. Është një eksponent i PD, një e re me vizion, gjërat i ka thënë me kohë. Nëse bashkohen rreth saj do jetë një alternativë shumë serioze”, tha Leka.
Diskutime rreth kësaj post