Nënkryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike Edi Paloka, sulmin me bojë gjatë ditës së sotme ndaj Kryeministrit Edi Rama e ka quajtur “vetëm fillim të 16 Shkurtit”.
I pyetur nga gazetaret jashtë selisë së PD-së nëse po paralajmëronte trazira, Paloka tha “thojini që s’ka parë asgjë akoma.”
“Nuk na përjashton Gramozi. Ai parlament është përjashtuar nga populli. Është parlament me vota të vjedhura. Pashë disa komente që u hakmor Paloka, nuk ishte hakmarrje e Palokës, ishte hakmarrje e shqiptarëve që çdo ditë fyhen e vidhen nga një qeveri dhe kryeministër arrogant dhe i pacipë. Është vetëm fillimi i 16 Shkurtit, thojini që s’ka parë asgjë akoma”, tha Paloka.
Video:
Diskutime rreth kësaj post