Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës që bëri sot analisti Alfred Peza për ftesën e Ramës për bashkëpunim me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Pezës, PS është një parti që shikon përtej gardheve dhe vë në vend të parë interesin kombëtar.
Nisur nga kjo deklaratë Romeo Kara shkruan se gardhet e deritanishme politike në vendin tonë janë thjesht sinorë meskine, që sa herrë është rrezikuar stabiliteti politik, aq herë janë tejkaluar.
“Gardhet e deritanishme në politike jane thjesht sinoret meskine të pushtetit dhe aspak ndasi ideologjike, programatike dhe parimore.
Sa here qe eshte rrezikuar stabiliteti i ketij sistemi pengmarres politik, aq here jane tejkaluar gardhet, sepse të gjitha palet duan perjetimin e ketij sistemi.
Ketij sistemi ka kohe qe i ka shteruar morali, prandaj eshte vetem ceshtje kohe shkermoqja e tij.
Parandalimi i kesaj shkermoqjeje eshte motivi i vertete i kapercimit të gardhit dhe bashkeqeverisjes PS-PD.
Vetem gardhin e drejtesise, patriotizmit dhe progresit nuk kane deshire t’a kapercejne akrobatet e politikes.”, – shkruan Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post