Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka kryer inspektimin në Bypass-i e Fierit për të inaguruar hapjen e rrugës. Rama u shpreh se sfida e radhës është Bypass-i i Vlorës.
“Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standardet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit. Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu kreu i qeverisë shkruan se “Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike. Është vepër gjigante, fantastike” – tha Rama.
Statusi i plotë i Ramës:
“Fier – Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit
Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë
Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike.” – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post