Analisti Frrok Çupi ka komentuar thirrjet e përsëritura të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila vuri në shënjestër Tom Doshin lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Yuri Kim i referohet mesazhit të Departamentit Amerikan të Shtatit që i ndalonte hyrjen në SHBA Tom Doshit pasi pretendohet se ishte përfshirë në korrupsion.
Në emisionin “Top Talk”, Çupi thotë se ambasada amerikane duhet të japë fakte, ndërsa Doshi ka zgjedhur të heshtë. Megjithatë nëse paraqitet para ligjit, nuk do të mungojnë përgjigjet e tij.
Pjesë nga intervista:
Çupi: Në këtë rast, kam përshtypjen se ka një keqkuptim, një keqinformim dhe ndoshta Tom Doshi është një njeri që ka bërë dëme të mëdha në botë, por të na i thonë. Ne njohim dobitë e Tom Doshit. Domethënë në reformën në drejtësi, njohim një deputet që u ndodh aty.
Dyrnjaja: Ambasada nuk është e detyruar të thojë fakte apo të sjellë argumente publike, ndoshta kjo është një mënyrë se si sillet nga pikëpamja diplomatike një shtet. Por vetë Doshi pse nuk flet?
Çupi: Jo vetëm ambasada, por vetë shteti amerikan është i detyruar të japë fakte nëse ka diçka për të thënë për arsye se duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku ndodhin ngjarjet dhe aty thotë se votuesi duhet të dijë gjithçka çfarë thuhet për një deputet apo kandidat për deputet. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë përkon me cdo kusht që të jesh dënuar. E treta, ligji themeltar i shtetit shqiptar kërkon që të prezumohet i pafajshëm secili që nuk është shpallur i fajshëm. Pse nuk reagon Doshi? Toma është i qetë, është në fushatë dhe ka një karakter burrnor që nuk mund të merret me fjalë. Nëse paraqitet para ligjit, jam i sigurtë që do të përgjigjet.
Diskutime rreth kësaj post