Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një shkrim, ku denoncon me anë të një dokumenti emërimet në gjykatën e Lushnjes.
Shkrimi i Murrizit në Facebook:
‘Megjithëse kancelari dhe zj Sajmira Hila sipas proçesverbalit te mbajtur, paskan shprehur konsiderate per konkurenten Blerta Turku, kryetarja që është nga kryeqyteti ( fshati Ndroq), nuk pyet për vleresimet e dy antarëve të tjerë, sepse ata jane provincial nga Lushnja.
Zonja Brixhilda Shallapi ka mbaruar vetëm bachelor në Juridik, pra 3 vjeçar, nuk ka punuar asnjë ditë në asnjë vend, por kryetarka e gjykatës Lushnje me dy mbiemra (Xhili, çeka) e shpall fituese sepse është vajza e xhaxhait të prokurores së prokurorisë Lushnje, zj Natasha Shallapi, dhe nuk pyet fare për vleresimin e dy anëtarëve të tjerë të komisionit sepse ata janë me nga një mbiemër’, ironizon deputeti Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post