Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Spartak Braho, një nga personat më të afërt të Metës, vijon ta sulmojë dhe shprehet i bindur se ai do të shkarkohet nga parlamenti, me më shumë vota nga sa u emërua.
Braho u shpreh se Meta e mbushi kupën kur nuk njohu Parlamentin dhe Komisionin Hetimor, duke e quajtur puçist. Ai u shpreh i bindur se presidenti do të shkarkohet pasi në raportin 100 faqësh numërohen 17 shkelje kushtetuese nga ana e Metës.
Deklarata e Brahos:
“Është një raport 100 faqësh që do të vulosë fatin e Presidentit. Hetimet janë ngritur në baza hetimore dhe ka shumë informacion për të bërë të mundur shkarkimin e tij. Në parlament jam i bindur se do të votohet, për shkarkimin e tij do marrë më shumë vota se sa mori kur u emërua. Herët e parë hetimi ishte pak i nxituar i shpejtuar. E lamë të shprehej Komisioni i Venecias, dhe tha se ka bërë shkelje, por jo aq të rënda sa për ta shkarkuar. Ndërsa këtë radhë kemi 17 shkelje të Kushtetutës.
Pika që derdhi gotën ishte mosnjohja e Kuvendit që e ka emëruar, që i ka emëruar kandidaturat për organet e drejtësisë që ai vetë më pas i ka miratuar. Komisioni i Venecias e tha se Parlamenti është kushtetues, ky thotë nuk vi nuk bëj. Nuk njeh qeverinë nuk njeh organet, nuk njeh Komisionin Hetimor. Është puçist. Ka shkelur Kushtetutën. Unë për sa i përket Gjykatës Kushtetuese nuk mund të them, por besoj se do shkarkohet, por duhet respektuar vendimi i saj”, u shpreh Braho.
Diskutime rreth kësaj post