Mjeku Petrit Vargu shprehet se shpërthimi i rasteve të koronavirusit në ambientet e QSUT–së duke infektuar personelin e brendshëm mjekësor ka ardhur si rezultat i shkujdesjes.
“Në QSUT, mjekët shëtisin pa maska. Kjo është për të vënë duart në kokë. Në spitale jo vetëm që duhet të vënë maska, por edhe kalueshmëria duhet të hyjnë nga njëra anë e të dalin nga tjetra që të mos përplasen mjekët”, tha Vargu për Fax News.
Mjeku foli ashpër ndaj Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke e cilësuar “zysha e kimisë” e duke theksuar se punojnë pa projeksione, ndryshe nga vendet fqinje.
“Askush nuk e mendonte që ne do ishim me datën 28 maj me 25 raste. Dhe ne duhet të shkonim sipas projeksionit që do të na jepnin. Italianët e dinin shumë mirë kur do të thyhej sëmundja dhe e dinë kur do të kenë rastin zero që e kanë deklaruar, me 28 qershor.
Ne kemi punuar pa projeksione, kemi punuar, hajde kush të shtojë llafe, çfarë mendon ti. Dilte ministrja ose më saktë zysha e kimisë e thoshte si një gjetje të sajën, mos të harrojmë që javës tjetër, isha edhe unë ajo pjesë për koeficientët e korrelacionit që duhet të ishin 3-4 dhe thonin që kishte zbritur 0.8- 0.6. se me çfarë i maste ministrja, një zot e di. Po kur kemi 0.8-0.6 përse kemi 25 raste kur këto gjëra kanë ndodhur në mes të QSUT.
Imagjino çfarë mund të ndodhë në Shkodër e Sarandë, kush e kontrollon këtë situatë. Shqipëria nuk është vend me 600 milionë banorë që të mos e përballosh”, tha Vargu.
Diskutime rreth kësaj post