Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka reaguar për takimin që u zhvillua në Tiranë në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit të Serbisë dhe me dy kryeministrave, atë të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi.
Sipas tij, qasjet politike që izolojnë elitën politike në Kosovës, nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm fuqizojnë kundërshtarët e tyre. Mes tjerash ai akuzon edhe kryeministrin Rama, ndërsa shkruan se të luash me interesat strategjike kombëtare për kapital politik i hap “rrugë gjykimit historik”
“Një Shengen i vogël është një turp i madh pa Kosovën. Izolimi i saj, sulmi ndaj elitës politike të Prishtinës, i shërbejnë vetëm atyre që kanë interesa të kundërta me ato të Kosovës dhe Shqipërisë. Të luash me interesat strategjike të një kombi, vetëm për mbijetesë politike, është një zgjedhje që do të ndëshkohet nga historia!”-shkruan Agron Duka, ndërsa publikonnjë foto me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post