Kryetari i Partisë së Lirisë ka deklaruar se dorëheqja e deputetit demokrat Lulzim Basha, nuk ekziston në Gjykatë.
Meta u pyet në lidhje me rolin e z. Basha dhe përfitimet e tij personale, kur tanimë nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dorëhequr, ndërsa Meta e cilësoi si një mashtrues të rëndomtë që çdo veprim apo mosveprim e kryen në shërbim të Edi Ramës, ku këtu përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit.
“Një kryetar i dorëhequr dhe dorëheqja e të cilit nuk ekziston në Gjykatë? Mund të themi që është thjesht një mashtrues i rëndomtë që gjithçka e bën në funksion të Edi Ramës dhe për këtë sigurisht që merr shpërblime nga ai, që nuk janë të ndershme. Nuk është ngërç i opozitës. Është një lojë e përbashkët Rama – Basha.
Lulzim Basha e la opozitën pa asnjë bashki, e la pa asnjë këshilltar. Lulzim Basha nuk pranoi të regjistronte PD-në as për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit, të cilat unë i caktova, pasi shtyva zgjedhjet e qershorit, me kërkesën e Lulzim Bashës. Edhe datën e zgjodhi Lulzim Basha. U regjistruan partitë e tjera të opozitës. Ai nuk pranoi. Pse nuk pranoi për një datë që e zgjodhi dhe që ia kërkoi vetë Presidentit? Sepse nuk e linte Edi Rama. Sepse po të regjistrohej Basha, Edi Rama nuk kishte alibi për të mos i bërë zgjedhjet, sepse ndërkombëtarët po i thoshin bëj zgjedhjet, ja PD do marrë pjesë. Ky nuk e regjistroi formalisht dhe ai u thoshte ndërkombëtarëve “ja e shikoni, me kë do bëj unë garë? PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Pra, këto janë gjëra të qarta”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post