Analisti i njohur Frrok Çupi ka deklaruar se problemi kryesor i presidentit Ilir Meta është reforma në drejtësi dhe si Rama dhe Basha e dinë shumë mirë që Ilir Meta do të jetë targeti i parë i kësaj reforme.
Çupi shtoi më tej se Meta është në panik dhe i tmerruar dhe këtë nervozizëm më së shumti e ka me ndërkombëtarët, me Amerikën dhe kjo vihet re në deklarata e tij agresive ndaj tyre. Në emisionin “Repolitix” analisti tha se si PS dhe PD, kanë lirinë dhe guximin të jenë kundër tij pasi e dinë se çdo të ndodh në të ardhmen me Ilir Metën dhe kjo ka bërë që presidenti të nervozohet edhe më shumë.
“Si Lulzim Basha dhe Edi Rama e dinë që targeti i parë i funksionarëve të lartë prej drejtësisë së re është Ilir Meta dhe në këto rrethana kanë guximin dhe kurajën që vërtet të jenë të dy kundër tij. Nesër që të dy e dinë se çfarë do të jetë Ilir Meta. Iliri ka të drejtë që është në panik pasi ka probleme shumë të mëdha me drejtësinë, me Amerikën. Ne ndodhemi në një moment kur roli i SHBA është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë, si për drejtësinë dhe për arsye rajonale”, – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post