Bujar Nishani, një nga figurat e njohura dhe më të rëndësishme në PD theksoi se Lulzim Basha mund të qëndrojë edhe për 20 apo 30 vjet, por PD po e humb misionin e saj.
“PD është në kaos, në krizë identiteti, më e përçarë se kurrë, ndaj duhej një reflektim i madh pas 25 prillit, jo vetëm rreth figurës dhe karrierës personale të një njeriu, por një reflektim i thellë në kontekstin politik të fjalës.
Basha mund të qëndrojë edhe formalisht në karrigen e kryetarit edhe për 20 apo 30 vjet, por problemi është se PD po e humb misionin e saj për të cilin u krijua, po e humb edhe misionin që ka një parti politike e rëndësishme brenda sistemit. Ky është një dëm i madh që i bëhet edhe shoqërisë”, tha Nishani për A2.
Diskutime rreth kësaj post