Ka nisur rreth orës 17:00 të kësaj të hëne mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në fjalën hyrëse të mbledhjes, ish-kryeministri Berisha u ndal tek ato që ai i cilësoi qëndrimet antishqiptare të kryeministrit Rama, duke u kthyer në një vasal të Beogradit.
“Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar bëhet në një moment kritik për vendin shoqërinë dhe kombin shqiptar. Siç ndiqni situatën, Edi Rama çdo javë, çdo muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit. Në rast se ju merrrni diskurin e tij të muajit të fundit, në këtë diskur, njeriun më të mbrojtur, më të cituar në rajon dhe në botë, në fjalimet e Edi Ramës do të gjeni Aleksandër Vuçiç. Ky vasali i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon. Duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçi me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE-së. Duke i paraqitur kërkesën për sanksionimin e Vuçiçit si një kërkesë që rrezikon paqen dhe stabilitetin. E vërteta është se prapa mbrojtjes që Edi Rama po i bën aksit Moskë-Beograd qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës. Në këtë diskur, Edi Rama, në mënyrë absolutisht antishqiptare dhe çnjerëzore u thotë shqiptarëve dhe botës, se unë nuk bie dakord me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post