Përtej Italisë perëndimore dhe jugperëndimore është krijuar një ciklon i fuqishëm i cili do të ndikojë në motin në rajonin tonë por reshje që do të sjellë ky ciklon tek ne nuk do të jenë të mëdha. Në kuadër të këtij cikloni direkt nga veriu kemi depërtimin e një fronti to ftohtë ajror i cili do të na sjellë reshjet e para të borës për këtë sezonë në Kosovë dhe disa vise të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Në anën tjetër në Evropën Kontinentale kemi anticiklonin e fuqishëm i cili do të shtrihet gradualisht mbi rajonin tonë dhe kombinimi e këtyre dy masave gjigande ajrore do të na sjellë ndryshim të motit.
Në Kosovë borë do të bjerë afërsisht në lartësitë mbidetare mbi 400m., ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore mbi 600 metra lartësi mbidetare.
Në përgjithësi reshjet që do vijnë nga ky ciklon dhe front do të jenë tërësisht simbolike në rajonin tonë , ndërsa në shumë vise nuk do të ketë fare reshje veçanërisht në Shqipëri. Reshje bore të cilat do të ndikojnë jashtëzakonisht mirë në disponimin e fëmijëve dhe entuziastëve të borës priten sidomos në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.
Dhe në fund të theksojmë se këto reshje të borës nuk do të jenë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të jenë të mëdha, por vetëm sa për ta ndryshuar sadopak këtë monotoni të madhe meteorologjike që na ka përcjelle gjatë tërë muajit Nëntor.
Nga e hëna do të ketë ngritje të temperaturave dhe rikthim i “monotonisë meteorologjike”/MeteoBallkan
Diskutime rreth kësaj post