Ish-presidenti Bamir Topi, ka treguar për herë të parë një deklaratë që i ka bërë Ramiz Alia, gjatë kohës kur ai ishte në krye të shtetit. Deklarata e Alisë ishte pikërisht qëndrimi i tij që kishte për Sali Berishën, ku e akuzon se “ndaj tij ishte i treguar i pabesë. Duke bërë një deduksion, Topi thotë se kjo është një tregues se Sali Berisha është ftuar për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Studentore.
“Në 2009 isha i ftuar në një rreth shumë të ngushtë dhe në ikje e sipër, duke dashur dhe unë që t’i shmangem një bisede të tillë, e cila sa më interesonte, aq edhe nuk më interesonte s’isha president, ai jep konsideratat për Berishën. Është dhjetor i 2009, pra Ramiz Alia për Berishën, dhe më tha “nuk e di si i ke raportet me Berishën, por me mua është treguar i pabesë”. E mbylla, nuk doja të isha në vazhdim të një bisede të tillë. Se çfarë donte të thoshte, “në raport me mua”, se cili ka qenë raporti i tij me të, secili mund të bëjë një analizë të tillë, unë solla një bisedë kalimthi të një njeriu që është ftuar për t’i futur te lëvizja Studentore. Dukej sikur gjithçka po orientohej dhe sot fakti që edhe gjenerimi i elementëve të rinj, vejnë nga familje të lidhura me regjimin, diagnoza nuk është problem, është një diagnozë e vendosur dhe Shqipëria me klasën dirigjente që erdhi pas Ramiz Alisë zbatoi Katovicën”, u shpreh Topi.
Diskutime rreth kësaj post