Deputeti i PS Ervin Bushati prej nëntë ditësh ndodhet i izoluar larg familjes pasi është infektuar me koronavirus. Bushati shprehu se nuk kishte dhimbje më të madhe se ndarja nga fëmijët.
“Në fakt ditët e para janë pak të vështira, prej izolimit larg njerëzve dhe familjarëve. Na u desh që të largonim fëmijët nga shtëpia dhe unë të karantinohesha vetëm. Testi i vërtetë i kësaj sëmundje kam përshtypjen është komunikimi njerëzor. Fillon dhe kupton se në këtë betejë do të duhet të jesh vetëm, të mungon pjesa familjare. Ne kemi tre çuna të cilët i shpërndamë nëpër gjyshërit respektiv. Çunat e mi janë të vegjël, të kudondodhur, kështu që pjesën e hapsirës personale ta harrosh.” – tha Bushati për situatën ku ndodhet.
Ndonëse ai ndihet mirë fizikisht, vetmia është kthyer në armikun e tij më të madh. Gjithashtu kryetari i PS në Tiranë tha se këto ishin pushimet e para pas 6 javësh intensive pune. Sipas tij, angazhimi ka qenë i madh sa nuk i ka dhënë mundësi të marrë kohën e tij.
“Nga një situate ngarkese, si në punë dhe në familje, isha papritmas në një vakum.” – shprehu deputeti.
Diskutime rreth kësaj post