Kryeministri Rama ka komentuar ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë. Në një reagim për media, Rama tha se nëse PD ka argumente bindëse do të bëjmë më të mirën.
Pyetje: Pse keni ndryshuar mendje për vetingun politikë?
Rama: Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë, por kemi një parim, ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Do ulemi për çdo gjë që opozita propozon. Në 2018 ka pasur një propozim, por ai propozim ka qenë jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Kanë kaluar 3 vite. Nëse ka argumente bindës do të bëjmë më të mirën.
Pyetje: Spaku të hetojë dhe familjarët tuaj?
Rama: Nuk kam opinion për këtë. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit ne TV atëherë s’ka dialog. Do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë do të marrim mendimet e ekspertëve dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. Cilësia e demokracisë në një vend, nuk varet nga sa shpesh bie dakord, por të argumentosh kur nuk bie dakord. Nuk kam asnjë opinion personal pasi duhet të respektoj parimin që jemi të hapur të diskutojmë pa paragjykuar asgjë. Kemi argumentet tona dhe i ballafaqojmë në rast se shohim interes për vendin nuk ka rëndësi nga vjen propozimi sa i përket vettingut të politikanëve. Nuk bëhet dialogu ne televizor me mikrofonët para.
Diskutime rreth kësaj post