Politologu Adri Nurellari komentoi zhvillimet e fundit në selinë blu, nisur nga fakti që dje u mblodh edhe kryesia e PD-së, ndërsa nesër pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar.
Nurellari tha se PD i ka të gjitha mundësitë të fitojë, por sipas tij, ajo duhet të hapet si parti, të rekrutojë akademikë, shoqërinë civile, etj., për të fituar besimin e shqiptarëve.
Komenti i Nurellarit:
“Shpresoja të kishte ndryshime rrënjësore dhe një reflektim më kurajoz, ndryshime radikale të brendshme. Mendoj se PD që të fitojë, dhe do doja që të fitonte, për të penguar kalbjen e mëtejshme të shtetit shqiptar, por PD duhet të bëjë diferencën nga PS. Do doja të shikoja një parti që të merrte hapa për t’u bërë më e hapur, më demokratike dhe me më shumë kurajo për t’u ripërtërirë. Por, deri më tani e shoh të vështirë që kjo parti të bëjë një reformim të mirëfilltë. PD ka forcë për të ndryshuar, sepse vetëm kështu mund ta ndryshojë Shqipërinë. PD mund të fitojë besimin e shqiptarëve. Së pari, nuk mendoj se analizën duhet ta bëjnë njerëz brenda partitë. Duhet bërë nga një audit apo konsulentë të jashtëm, që nuk janë palë të përfshira. Së dyti, është e kotë t’iu kërkosh përgjegjësi drejtuesve në terren, kur përgjegjësinë se ka mbajtur akoma kryetari. Kjo është e pandershme. Është e kotë të kërkosh përgjegjësi poshtë, kur rezultati është varur nga vendimet që janë marrë lart.
Partia duhet ripërtërirë, duhet rifreskuar, por e shoh të vështirë. Mendoj se ka një mënyrë se si PD fiton zgjedhjet, pasi e ka treguar edhe në vitin 1992, kur nuk ja merrte mendja njeriu. Atëherë fitoi, sepse u hap, kishte ide të qarta, rekrutoi të gjitha figurat nga akademia, shoqëria civile, e fusha të tjera. Edhe në 2005 fitoi, sepse bëri të njëjtën gjë. Por nuk e shoh një gjë të ndodhë tani, shoh një mbyllje të mëtejshme të PD, një lloj ngurtësimi dhe futje në zhguall. Këtë e shoh me keqardhje, por është e vështirë të mundet Rama, kur nuk ofrohet nga alternativë e mundshme”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post