Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratat e presidentit Meta për vjedhjen e votave, ku u shpreh se kompetencat e Presidentit janë të kufizuara dhe se nuk ka asnjë instrument për ta lexuar këtë. Sipas analistit, Meta thjesht tremb popullin me ‘fantazmën’ e Presidentit.
“Janë të limituara kompetencat e Presidentit dhe ka një nen që thotë se kalimi dhe ushtrimi i çdo kompetence tjetër, është e papranueshme për Presidentin.
Presidenti bëhet një lloj shtese e paligjshme në institucionet që merren me ruajtjen edhe numërimin e votës. Askund nuk është presidenti që merret me këtë gjë. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk ka asnjë instrument për ta realizuar këtë, thjesht tremb popullin me fantazmën e Presidentit, sikur mbron votat e popullit shqiptar”, – shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post