Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ tregoi edhe rrugën se si do të merret vendimi nëse politikani i lartë I.M, ka qenë apo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit.
Nëse ka qenë apo jo politikani i rëndësishëm Ilir Meta, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Sula tha se vendimet e autoritetit të Dosjeve nuk ndodhin në mënyrë individuale, por janë kolegjiale. Dhe nëse vendimi kontestohet, pala mund ta ankimojë e më pas edhe vendimi mund të çohet edhe në Gjykatën Administrative.
“Rrugët janë të hapura. Qoftë personi vetë, qoftë institucioni i caktuar. Ne do mblidhemi, asgjë nuk ndodh në mënyrë indviduale është kolegjiale. Mirëpo Autoriteti është jashtë politikës, është A politik. Në thelb janë 5 veta, ato do të vendosin. Kemi një sekretariat teknik që propozon. Të gjitha vendimet publikohen. Nëse vendimet kontestohet, pala mund të ankimojë. Nëse nuk pranohet vendimi është edhe gjykata administrative”, u shpreh Sula.
Diskutime rreth kësaj post