Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani ka hedhur një deklaratë të fortë në “360gradë”. Ai u shpreh se ministrja e Drejtësisë e ka bërë një raport kundër Breçanit për torturë tek ambasada amerikane.
Erzen Breçani: Ministrja e Drejtësisë që është sot, kur kam qenë në detyrën e shefit të komisariatit, ka qenë një grevë urie, unë isha aktiv sepse aty prodhohej një produkt kriminal. Kishte njerëz që digjnin veten. Ministrja e Drejtësisë sot, ishte një drejtoreshë e një shoqate kundër dhunës dhe torturës. Unë e hapa ligjin dhe nuk kishte e nuk ka ligj që parashikon kur fillon dhe mbaron një grevë urie.
Unë ndërhyra dhe i hoqa shishet e benzinës, këta personat e grevës së urisë, e hoqën ujin me dëshirë dhe kjo zonjushë ka bërë një raport kundër meje për torturë tek ambasada amerikane dhe jam njoftuar se kam një raport, pavarësisht se jam pajisur me viza.
Diskutime rreth kësaj post