Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, u ka dërguar mesazh deputetëve demokratë, veçanërisht anëtarëve të Komisionit të Sigurisë, ku u ka kërkuar që të jenë të pranishëm ditën e hënë në sallën e gjyqit, në procesin që do të zhvillohet për kolegun e tyre Ervin Salianji, në lidhje me çështjen me vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Në mesazhin që Alibeaj u ka dërguar kolegëve deputetë, kërkon prej tyre një angazhim së pari njerëzor, e më pas politik, për të mbështetur deputetin Ervin Salianji, në atë që ai e cilësoi si një orkestrim hakmarrës të qeverisë.
Mesazhi i Alibeaj drejtuar grupit të deputetëve të PD-së
“Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 ne Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji. Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë politike te mazhorancës.
Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit.
Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Në 9 vite opozitë Salianji është proceduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet e tij të forta në denoncime ndaj qeverisë.
Kujtojmë se Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg për çështjen që lidhet me skandalin “Xhafaj”, ku në qendër ishte vëllai i ish -ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.
Në 9 vite opozitë Salianji është proceduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet e tij të forta në denoncime ndaj qeverisë.”-shkruan Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post