Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar interpelancë me ministrin Taulant Balla.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh se nga operacionet e policisë nuk arrestohen drejtuesit e grupeve kriminale, por shpërndarësit e drogës.
Gjithashtu, Salianji foli edhe në lidhje me rastin kur bashkëshorti i ministres Ibrahimaj plagosi vartësin e të shoqes, duke iu drejtuar ministrit Balla që të distancohet nga deklarata e Tonin Vocajt.
“Pavarësisht ikjes dhe ardhjes së ministrave të Brendshëm, e njëjta situatë është në Policinë e Shtetit. “Për të luftuar krimin e bashkëpunuar nuk punojmë dot me policinë e Shtetit, për shkak të inkriminimit”.
Kjo ishte deklarata e kreut të SPAK. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të frenuar krimin e organizuar.
A keni shifra, sa ka qenë kostoja në këto 8 vite që na miratimi dhe sa është numri i punonjësve që janë betuar në kuadër të ligjit të vettigut. A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky?
Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet.
Ju duhet të distancoheni nga deklarata e Vocajt. Ai tha se nuk ishte kapur personi që bëri krimin, por nuk është kapur as sot. Përfshirja e Policisë me krimin, duket sikur sovraniteti i është lëshuar bandave”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post