Deputeti Ervin Salianji, e ka cilësuar si pro-qeveritarë dhe anti-opozitë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Lulzim Basha.
Gjithashtu, Salianji shkruan se; “Eventet e organizuara nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime”.
Reagimi i Salianjit:
“Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”,- shkruan Salianji.
Diskutime rreth kësaj post