Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të protestojnë, për shkak të krizës dhe rritjes së çmimit të karburanteve në vend.
Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji akuzon qeverinë se mbron oligarkët nëpërmjet bordit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon.
Postimi i Salianjit:
“Bordi i qeverisë, garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve!
Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët!
Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri!
Protesto!”, shkruan Salianji.
Diskutime rreth kësaj post