Një tjetër mjek i njohur ka humbur betejën më koronavirusin. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta të Dr. Ilirjan Draçit, drejtorit të Poliklinikës së Specialiteteve në Njësinë nr.1.
Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe deputeti socialist Ervin Bushati.
Ai shkruan se kjo ishte një humbje e madhe në radhët e heronjve tanë përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë
“Humbje e madhe në radhët e heronjve tanë përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë.
Dr. Ilirjan Draçi , mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1, nuk ia doli dot në betejën me Covid-19, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të kolegëve.
Përulemi me krenari ndaj punës së palodhur dhe atyre që dhanë jetën në krye të detyrës”, – shkruan Bushati.
Humbje e madhe në radhët e heronjve tanë përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë.
Dr. Ilirjan Draçi, mjek dhe drejtues në…
Posted by Ervin Bushati on Tuesday, November 17, 2020
Diskutime rreth kësaj post