Deputetja e mazhorancës, Ermonela Felaj u shpreh se nga raportet e prokurorisë dhe policisë, konfirmohet se ka një rritje të krimeve që kanë të bëjnë me vjedhjen.
“Kam statistikat e krimeve gjatë 3-mujorit të parë të 2020-tës, pasi 6-mujori nuk është përfunduar. Në fakt statistika nuk flet për rritjen e kriminalitetit që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e personit. Nga kjo statistikë që është depozituar në mënyrë formale në Komisionin e Sigurisë.
Trendi rritës vazhdon që të mbetet po ai krahasuar me vitin 2019, sa i takon disa veprave të tjera penale. Po ashtu, konfirmohet nga raporti i prokurorit të përgjithshëm që sjell çdo vit në Kuvend sa i takon kriminalitetit.
Pra, nga të dyja raportet konfirmohet se veprat penale që kanë tendencë më të lartë rritjeje dhe përhapjeje, janë ato që rriten me vjedhjen. Na ka rezultuar se shqetësimi më i madh i policisë në territor ka të bëjë me vjedhjen, sidomos me banesat e braktisura, apo që janë zonën e bregut të detit, e në zonat e thella”, tha ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post