Elvana Gjata dhe Enca, janë dy këngëtaret që Ermal Mamaqi ka zgjedhur të aktrojnë në filmat e tij. Në filmin “Dy gisht mjaltë”, pjesë e filmit ishte Elvana Gjata, e cila luante rolin e partneres së Ermalit. Filmi u pëlqye shumë nga publiku, prandaj Ermali vendosi të sjellë edhe një projekt tjetër.
Ai është gati të shfaqë në kinema filmin “I Love Tropoja” dhe aktore kryesore është Enca. Nuk dihet ende ekzaktësisht roli i saj, megjithatë nuk do të presim edhe shumë gjatë për ta zbuluar.
Ermali i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ka treguar me lezet se Elvana ka marrë më shumë para. Ai ka thënë se këngëtarja e hitit “Me tana” ka xhiruar më shumë ditë se Enca, pasi edhe pagesa bëhej sipas shumës së ditëve të xhirimit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post