Ermal Mamaqi, së fundmi ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku si rrallë herë vendosi të flasë për jetën e tij private dhe jo vetëm.
Për herë të parë, ErmalMamaqi, ka folur për momentin që u fut brenda shtëpisë së Kryeministrit Edi Rama, për të xhiruar.
Ende aludohet, se cilat janë ambientet dhe aksesorët më të çuditshme brenda shtëpisë së Kryeministrit, të cilën publiku e ka pagëzuar me emrin “bunker”.
Gazetarja: Cila ka qenë gjëja më e çuditshme që pe brenda shtëpisë së Edi Ramës?
Ermal Mamaqi: Libraria, ishte e çrregullt. Ishte e bukur, por ishte e çrregullt. Librat nuk ishin të vënë në vend të vet, por ishin në vende të ndryshme, në anën tjetër gjeje një mal me libra. Ishte si një instilacion artistik, si një skulpturë e një libri që lexohet dhe ka punë aty.
Diskutime rreth kësaj post