Artisti i njohur, Ermal Mamaqi, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Cherry on Top”, ku ka ngritur dyshime për një krisje të vogël të shoqërisë apo inat me këngëtaren, Elvana Gjata.
Teksa po tregonte një nga videot e tij me më shumë klikime në studion e “Cherry on Top”, të xhiruar në një nga filmat e tij, ku vetë ai dhe Elvana janë aktorë, regjisori thotë diçka për të.
“Një videoja e imja para ca ditësh ka shkuar virale, dhe sa inat më vjen që ka qenë Elvana aty. Është një fragment filmi. Më vjen inat se është llogaria ime”, tha Ermali duke qeshur.
Ndërkohë kujtojmë se Mamaqi dhe Gjata ndajnë një miqësi prej shumë kohësh, ndërsa edhe kanë realizuar shumë bashkëpunime të suksesshme.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post