Kur flasim për Ermal Mamaqin në mendje menjëherë na vijnë batutat e tij dhe momentet plot humor.
Ama jo gjithçka në jetën e tij shkon kaq ‘vaj’. I ftuar sot në emisionin më të ri të TV Klan, “Në Kurthin e Piter Pan”, Ermal Mamaqi ka prekur të gjithë publikun duke kujtuar aksidentin e ndodhur dy vite më parë në Ferizaj.
“I dola përpara një rrethrrotullimi, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar. Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaja. Djali më shihte”, tregoi Ermali.
Në fund moderatori dha një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë shoferët. “I bëj thirrje shoferëve vendosni një foto të fëmijëve tuaj tek kilometrazhi dhe do t’ju ulet gazi automatikisht”, përfundoi Ermali.
Diskutime rreth kësaj post